LAJMI I FUNDIT

Sa herë mund të dashurojmë në jetë? Studimi tregon se burrat janë më besnike sesa gratë

16:43 - 24.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

A është partneri apo partnerja që kemi në krah dashuria e jetës? Këto pyetje duket se kanë shtyrë Claire Jarvis, drejtoreshë e Komunikimit në kompaninë “Siemens”, të zhvillojë një anketë me 2000 persona në Britani për të shuar dilemat.




“Daily Telegraph” shkruan pas këtij anketimi, se njerëzit mund të dashurojnë deri dy herë në jetë marrëzisht, ndërsa historitë e tjera i përjetojnë më qetë dhe dominon kompromisi. Ajo që u vu re është se 1 në 7 persona nuk e konsiderojnë partnerin aktual si dashurinë e jetës se tyre. Dhe një e katërta e të gjithë të rriturve kanë qenë në dashuri me dy persona në të njëjtën kohë.

Por, një analizë e detajuar zbulon se 17 për qind e 2.000 anketuesve e kanë takuar dashurinë e jetës në momentin që kishin një tjetër lidhje të gjatë në jetën e tyre. Edhe pse mund të duket e çuditshme, gati gjysma e anketuesve janë shprehur të gatshëm të sakrifikojnë për të pasur pranë personin ideal për ta.

Një tjetër e dhënë interesante që është zbuluar nga ky pyetësor është se burrat janë më besnike sesa gratë. 37 për qind e tyre u shprehen se ata do të qëndronin në një marrëdhënie për hir të partnerit të tyre edhe pse do të mungojë dashuria. Pas këtij hulumtimi, Jarvis ka deklaruar se sot në botë është shumë e vështirë të gjesh personin ideal. /Revista Psikologjia


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.