AKTUALITET

Bie aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë, ndërron jetë 64-vjeçarja në Tiranë! Policia: Ishte duke kryer punime në shtëpi

18:20 - 25.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 64-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasditen e sotme në Babrru.




Policia bën me dije se ajo ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë në banesën e saj teksa ka qenë duke kryer punime.

Tashmë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

“Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.