AKTUALITET

Tentoi të vidhte ‘shtëpinë e barit’, shqiptarët dhunojnë për vdekje 23-vjeçarin

23:05 - 26.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtarët e një bande shqiptare kanë rrahur një të ri për vdekje pasi ai u përpoq që t’u vidhte “shtëpinë e barit.” Sipas raportimeve, shqiptarët përdorën shkopinj bejsbolli dhe tulla për të goditur 23-vjeçarin Tomasz Waga. Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit të kaluar në Kardif.




Sipas asaj që shkruajnë mediat, viktima dhe tre persona të tjerë udhëtuan nga Londra për të vjedhur prodhimin e kanabisit. Por shqiptarët shkuan për të mbrojtur sasinë e kanabisit. Pasi dhunuan 23-vjeçarin dhe një prej shokëve të tij, më pas dyshohet se e kanë futur në një makinë tip Mercedes dhe e kanë marrë në pyetje për të zbuluar informacione.

Pasi i kanë marrë celularin dhe paratë, shqiptarët e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë lënë të vdekur. Për rastin, akuza rëndojnë mbi Gledis Mëhallën, Mihal Dhanën, Mario Qaton, Josif Nushin dhe Hysland Aliajn, por ata mohojnë që të kenë kryer vrasjen.

Ndërkohë prokuroria ka argumentuar se grupi i shqiptarëve ishte i fuqishëm. Ata kishin fitime të mëdha nga aktiviteti i jashtëligjshëm i prodhimit të kanabisit dhe për këtë arsye ishin të gatshëm që të bënin gjithçka për ta mbrojtur.

Sipas hetimeve, droga që ruanin shqiptarët kishte një vlerë 120 mijë paund. Ata e kanë goditur 23-vjeçarin Waga dhe i kanë shkaktuar 25 plagë të ndryshme në kokë, gojë, gjoks e madje duke i thyer disa brinjë. Sipas hetuesve, 23-vjeçari nuk ka vdekur si pasojë e dhunës në shtëpinë e barit, por pasi është futur në makinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.