Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Gjykata dënoi ish-kryebashkiakun e Lezhës! Policia ‘hidhet’ në veprim pas lëshimit të urdhër-arresteve

19:45 - 28.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.




Gjykata gjithashtu ka dënuar edhe persona të tjerë të përfshirë. Menjëherë pas dënimit, policia është vendosur në lëvizje për arrestimin e të dënuarve.

Sipas raportimeve, urdhri i ekzekutimit të vendimit ka mbërritur në policinë e Lezhës mesditën e sotme.

Efektivët kanë ushtruar kontrolle në banesat e personave të dënuar por nuk janë gjetur në banesë. Policia vijon kontrollet për kapjen e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.