BOTA

Boshatiset “San Siro”, vritet në atentat para ndeshjes me Sampdorian lideri i ultrasve të Interit

22:26 - 29.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshja e sotme në “San Siro” mes Interit dhe Sampdorias është zhvilluar në një atmosferë të veçantë, pasi ultrasit e skuadrës zikaltër, kanë braktisur stadiumin.




Shkak nuk është bërë ndonjë protestë, por ka qenë pasojë e lajmit se është vrarë në atentat shefi historik i ultrasve zikaltër, Vitorio Boioki.

Ai ishte duke u kthyer në shtëpi në këmbë kur është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, duke marrë të paktën 5 plumba. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit dhe transportit në helikopter drejt spitalit, ai ishte ndarë nga jeta. 69-vjeçari kishte qenë për shumë kohë një person nën vëzhgim nga policia italiane, për shkak të së kaluarës së tij kriminale me rreth 26 vite të kaluara në burg për krime të ndryshme.

Me të mësuar lajmin për këtë atentat, që ndodhi vetëm pak minuta para fillimit të sfidës, grupet ultras të “Curva Nord” tërhoqën flamujt dhe banerat e tyre dhe pak nga pak boshatisën në heshtje atë pjesë të stadiumit në nderim të liderit të tyre. Ultrasit që qëndruan për të ndjekur sfidën, vendosën ta bënin këtë në heshtje të plotë, duke mos mbështetur skuadrën./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.