Kryesore

Kandidatura në Primare për Bashkinë e Tiranës, Këlliçi takime me qytetarët: Në Unazë të Re 70 mijë banorëve u mungojnë shërbimet

21:54 - 29.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili ka zyrtarizuar kandidaturën për të garuar në Primare për kreun e bashkisë Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga takimi i parë i fushatës për primaret.




Këlliçi ka zhvilluar takim me banorët e Unazës së RE, ndërsa shprehet se në këtë zonë janë rreth 70 mijë banorë që u mohohen shërbimet.

“Takimin e parë të fushatës së primareve e nisa në një nga zonat që përfaqësoj si deputet, përballë demokratëve dhe simpatizantëve.

Në Unazë të Re nuk ka shkolla, çerdhe dhe as qendra shëndetësore. Ka vetëm pallate ngjit e ngjit. Janë rreth 70 mijë banorë që u mohohen shërbimet nga Erion Veliaj.

Pushteti pa leverdinë e vet. 1 kilometër rrugë e faturuan 21 milionë euro. Më shtrenjtë se kudo në Bashkimin Europian. Këto para ia vodhën Tiranës, të ardhmes së saj, banorëve që paguajnë taksa.

Pa votën tuaj Veliaj nuk ka ç’të vjedhë. Mos harroni miq! Të fortë një politikan e bën vota juaj. Ju e ndani këtë punë.

Takimet janë të hapura për çdo banor që dëshiron të na bashkohet. Bujrum miq! Një Tiranë kemi”, shkruan ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.