BOTA

Në pranga pas sulmit ndaj kullave binjake, SHBA-ja liron të burgosurin më të vjetër, Saifullah Paracha! Ishte burgosur në Guantanamo prej vitesh

21:35 - 29.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë liruar të burgosurin më të vjetër të burgut të Guantanamos, Saifullah Paracha.




Saifullah Paracha, 75 vjeçari pakistanez, u arrestua dy vjet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe u akuzua si simpatizant i Al-Kaedës.

Paracha u dyshua për financimin e grupit xhihadist, por deklaroi se ishte i pafajshëm dhe nuk u akuzua kurrë.

Burgu ushtarak amerikan pranë Kubës dikur strehonte qindra militantë të dyshuar të kapur pas sulmeve.

“Z. Saif Ullah Paracha, një shtetas pakistanez, i cili mbahej në Gjirin e Guantanamos, është liruar dhe ka arritur në Pakistan të shtunën, 29 tetor 2022,” tha ministria e jashtme e Pakistanit.

“Ne jemi të kënaqur që një shtetas pakistanez i ndaluar jashtë vendit më në fund është ribashkuar me familjen e tij”, shtohet në deklaratë.

Clive Stafford-Smith, avokati i zotit Paracha, pyeti pse ishte dashur kaq shumë kohë që klienti i tij të lirohej.

  1. Paracha u kap në korrik 2003 në Tajlandë pas një operacioni të ashpër nga FBI Amerikane [Byroja Federale e Hetimeve].

Zoti Paracha, i cili studioi në SHBA, u akuzua nga autoritetet amerikane se kishte kontakte me disa nga figurat më të larta të grupit, duke përfshirë udhëheqësin e tij, Osama bin Laden dhe Khalid Sheikh Mohammed.

Pas 14 muajsh në një burg ushtarak amerikan në Bagram, Afganistan, ai u transferua në Guantanamo.

Burgu sekret ushtarak amerikan është përdorur për të mbajtur atë që Amerika i përshkruan si luftëtarë të paligjshëm të kapur gjatë “luftës së saj kundër terrorit”.

Presidenti i SHBA Joe Biden është nën presion për të pastruar të burgosurit e pa akuzuar dhe për të vazhduar me gjyqet e atyre që akuzohen për lidhje të drejtpërdrejta me Al-Kaedën.

Administrata e tij miratoi lirimin e zotit Paracha vitin e kaluar, së bashku me atë të një shtetasi tjetër pakistanez, 55-vjeçarit Abdul Rabbani dhe jemenasit Uthman Abdul al-Rahim Uthman, 41 vjeç.

Deklarata nga ministria e jashtme pakistaneze nuk e përmend Rabbani.

Janë ende 35 persona të mbajtur në Guantanamo, duke përfshirë Khalid Mohammedin, i quajtur si “arkitekti kryesor i sulmeve të 11 shtatorit” në Raportin e Komisionit të 11 shtatorit .

Avokati i zotit Paracha tha se ai pret që të lirohen më shumë të burgosur gjatë muajve të ardhshëm.

“Unë kam ende katër klientë atje [në Guantanamo], të cilët të gjithë janë liruar nga Gjykata”m tha ai për BBC, duke shtuar se zvarritjet ishin një “turp për SHBA”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.