Kronikë

“S’më kujtohet emri!”- Policia e Durrësit gjen në rrugë 30-vjeçarin: Është 1.60 i gjatë dhe ka veshur tuta blu

23:38 - 29.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30-vjeçar në Durrës është gjetur në rrugë nga patrulla e policisë. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit dhe ka deklaruar se nuk mban mend as emrin e as adresën e banimit.




Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit apo dhe për të njoftuar familjarët mbi gjendjen e tij.

Policia ka vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit për të gjithë qytetarët,

Njoftimi i policisë:

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një shtetas që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, i cili është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.

Ky shtetas është i moshës rreth 30 vjeç, i gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup ngjyrë vishnje dhe tuta blu.

Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.