BOTA

Imazhe të paimagjinueshme në Beograd: Babai – trajner tenisi rrahu vajzën e tij 14-vjeçare në stërvitje!

18:12 - 31.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamjet tronditëse po bëjnë xhiron e internetit, me protagonist një burrë me origjinë kineze, i cili rreh vajzën e tij në një fushë tenisi në Serbi!




Skena ka ndodhur së fundmi në objektin e Yllit të Kuq, ku njeriu në fjalë fillimisht ka goditur vajzën e tij 14-vjeçare se nuk ka bërë siç i kanë thënë në stërvitje. Vajza u ul pa protestuar dhe babai i saj në vend që të ndalonte, filloi ta gjuante me shkelma! Dhe jo vetëm kaq, por duke e kapur për flokësh e hodhi në tokë dhe filloi ta shkelmonte! Deri në atë moment, të pranishmit në lokal nuk kanë ndërhyrë, por kanë kapur skenën dhe kur e kanë parë të shtrirë në tokë, e kanë sulmuar.

Aktivisti serb Igor Gjuriç publikoi videon. Babai i vajzës u dërgua në departament dhe aty u vendos lidhja e tyre familjare.

“Një tjetër akt dhune nga babai ndaj vajzës së tij. Më njoftuan se kjo është një familje që vjen nga Kina. Edhe ndaj këtij përbindëshi do të bëjmë kallëzim penal”, ka shkruar Gjuriç.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.