AKTUALITET

Basti i Putin është të gjunjëzojë Europën”/ Edi Rama: Rusia ka paguar me gjysmë milionë dollar PD për të rrëzuar Partinë Socialiste

18:24 - 01.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbajtur një fjalim para simpatizantëve të Partisë Socialiste në Korçë.




Rama u ndal tek opozita e përçarë shqiptare e cila është financuar nga Rusët. Madje kjo e fundit edhe e faktuar nga dokumentet e agjencisë amerikane të inteligjencës.

Pjesë nga fjala e Ramës

Tërmeti mori disa dhjetra jetë. Pastaj na erdhi pandemia dhe preku një pjesë, por na rëndoi psikologjikisht dhe tani erdhi një luftë që na prek të tërve. Ky është momenti për të mos u bashkuar në një parti por nuk mund të ndahemi tek fakti se këtu jemi nën presionin e një luftë dhe që kjo i kalon fuqitë tona. Inflacionin nuk e zhduk dot kollaj madje as shtetet më të zhvilluara se ne.

Edhe pse i kanë rrogat më të larta por kanë shpenzimet më të mëdha dhe raporti mes faturës së energjisë dhe pagës po kërcënon stabilitetin. Ky është basti i Putin, të gjunjëzojë europën për arsye ekonomike dhe për të future në çorbën ruse të ardhmen e tyre.

Ne jemi të ekspozuar sepse ajo që quhet opozita është e zhytur në thesin e rublave ruse. Ne kemi faktin për këtë, që njihet botërisht. Rusët kanë paguar PD me gjysmë milionë dollar për të rrëzuar PS nga qeveria. Doli dhe u tha se kjo është një përrallë e Edvinit me Sorosin. Nuk ka lidhje. Por doli se qenka e vërtetë sa që figuron e shkruar e zeza mbi të bardhë në raprotin e CIA.

Po pse Rusia paguan partitë politikë jashtë Rusisë, kjo nuk ndodh kurrë pa bekimin e atij që ka lëshuar arseanlin ushtarak kundër Ukrainës.

Këtu shumë natyrshëm nuk kemi se si të mos shikojmë që ato para nuk janë rrufe në qiuell të pastër por janë një vazhdimësi e një kohë kur PD në pushtet dërgon njerëz në KiE për të bashkuar votat me delegacionin e Putinit për të aprovuar një rezolutë që turpëron Shqipërinë, duke e konsideruar vendin ku trafikoheshin organet njerëzore nga UÇK. Si mund ta bëjnë këtë një parti politike dhe sidomos shqiptare. Pse nuk e bëri Shpëtim Idrizi? Pse e bëri PD? Dhe sot në këtë situatë si shpjegohet tërë ky angazhim dhe si shpjegohet edhe damkosja si non-grata e një ish-presidenti i cili është paguar dhe respektuar nga presidentët amerikanë për kaq vite. Nëse nuk ka lidhje me këtë që po them unë. Patjetër që ka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.