Kryesore

COVID-19 në vend, Ministria e Shëndetësisë përditëson shifrat: Asnjë humbje jete dhe 17 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

17:17 - 01.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën me Covid-19 në vend.




Në njoftim bëhet me dije se në 24 orët e fundit, nga 641 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë.

MSH njofton se asnjë person nuk ka humbur jetën ndërsa janë shëruar 56 qytetarë të infektuar.

Njoftimi: 

1 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 641 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto Bashki:

4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Himarë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Kamëz, Patos, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Poliçan.

Janë 190 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,037 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 641

Testime totale 1,997,769
Raste pozitive 331,820
Raste të shëruara 328,037
Raste Aktive 190
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 135
Vlorë 17
Gjirokastër 10
Durrës 8
Berat 6
Fier 6

Elbasan 4
Shkodër 1
Lezhë 1
Korçë 1
Dibër 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.