Kronikë

Plagosja në Tiranë, policia zbardh detaje: 38-vjeçari goditi me thikë një 47-vjeçar si pasojë e konfliktit të çastit

18:56 - 01.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ndodhi në zonën e Oxhakut. Ngjarja ndodhi pak çaste më parë.




Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. I., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 01.11.2022, te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. I., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.