Kronikë

Nga Dizdari, te Plarent Dervishaj dhe Florenc Capja! Artan Hoxha nxjerr emrat: Kush janë “kokat” e krimit, që Dubai nuk ia jep Shqipërisë

15:20 - 02.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë 4 emrat e personave të shpallur në kërkim nga Shqipëria por edhe nga vende të tjera të BE për ngjarje kriminale, të cilët Dubai nuk ka pranuar që t’i ekstradojë.




Shqipëria nuk ka një marrëveshje me Dubain për ekstradime, madje asnjë vend tjetër nuk ka një marrëveshje për ekstradimin e personave që akuzohen se kanë kryer krime në vende e tyre.

Hoxha theksoi se një nga personat që është kërkuar për tu ekstraduar është Eldi Dizdari i cili njihet edhe si kreu i Kartelit shqiptar të drogës.

Sipas Hoxhës, Dizdari është tentuar të ekstradohet edhe nga Italia por nuk ja ka arritur këtij qëllimi.

Personi i dytë që është tentuar të ekstradohet është Plarent Dervishaj.

Ky i fundit lidhet me disa ngjarje kriminale në vendin tonë. Ai është kapur nga policia e Dubait teksa bëhej gati për tu nisur për në Turqi, por është ndaluar në aeroport dhe pas procedurave lëviz i lirë në Dubai.

I treti person që është tentuar për tu ekstraduar është Florenc Capja i cili akuzohet për ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit.

Ai u ndalua dhe u mbajt për disa ditë nga policia e Dubait, por më pas u la i lirë me detyrim paraqitje.

Rasti i katërt ku është refuzuar ekstradimi është ai i Kelit të Kombinatit, i cili sipas Hoxhës ishte ndaluar dy herë në Dubai edhe për llogari të Shqipërisë dhe për Belgjikën. Edhe atë e kanë lënë të lirë dhe nuk kanë pranuar ekstradimin.

“Unë kam parë në Dubai katalogun me ngjyra të Policisë Kriminale apo dhe të Prokurorisë, pra ato personazhe për të cilët edhe nëse kanë ndonjë foto, e kanë bardhezi, të adoleshencës së tyre. Aty janë ata që ne i njohim, që ne flasim përditë, ata që ne i kemi patur në burg dhe kanë dalë, ata që janë përballur me sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe kanë mbijetuar, si dhe ata që nuk i njohim por që sot luajnë fijet e vërteta të kësaj që ndodh në Shqipëri.

Kur dëgjoj që në Parlament flitet për të lidhur një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara, më vjen për të qeshur, nuk e kanë bërë dot shtete shumë të fuqishmë. Belgjika, Holanda kanë tentuar pa fund, nuk kanë marrë dot askënd, le pastaj vendet e tjera jo më Shqipëria. Dhe vijmë te shqiptarët që janë në kërkim në Shqipëri, të cilët gjenden në Dubai dhe dihet botërisht që janë aty.

Shqipëria ka tentuar ta ekstradojë Eldi Dizdarin, nuk ka mundur dot ta ekstradojë as Antimafia e Firenzes, që e ka patur nën hetim. Është ndaluar nga policia e Emirateve, ndodhet në burg. Nuk ka dënim në Itali.

Personi i dytë është Plarent Dervishaj. Ai është ndaluar në aeroportin privat në Dubai. Ai shkoi në aeroport, u bë gati për të hipur, por oficeri i kufirit i ka thënë që ka një urdhër kërkimi. U çua në stacion, iu nënshtrua procedurës dhe autoritetet e Emirateve refuzuan kërkesën e Shqipërisë për ekstradim.

Personi i tretë që është tentuar të ekstradohet nga emiratet është Florenc Capja. Ai është ndaluar, është mbajtur në burg, iu nënshtrua procesit të ekstradimit dhe ndodhet i lirë, pavarësisht se është në kërkim nga Interpoli.

Personi i katërt ishte Mikel, apo Keli i Kombinatit. Ai është ndaluar edhe për llogari të Shqipërisë por edhe të Belgjkës”, theksoi Hoxha në Abc.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.