AKTUALITET

Sot afati i fundit i pedagogëve për qeverinë: Grevë urie nëse nuk na plotësohen kërkesat deri në 16:00!

10:01 - 02.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ora 16:00  ditës së sotme  shënon afatin e fundit që pedagogët i kanë vendosur qeverisë për të kthyer një përgjigje pozitive për kërkesat e parashtruar prej disa javësh.




Një ditë më parë në një deklaratë për mediat, kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, deklaroi se nëse qeveria nuk do të plotësojë kërkesat e tyre, atëherë sot të paktën 10 pedagogë do të futen në grevë urie.

Sipas tij ky është stadi i fundit i kësaj proteste që po zhvillohet prej disa javësh, e shoqëruar me bojkot të mësimit në disa universitete.

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, vendosi që të propozojë rritjen e pagës. Bëhet fjalë një rritje prej 8% për personelin akademik. Kjo rritje që shkon në total në masën 15% kërkohet duke iu referuar vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 647.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.