AKTUALITET

Turisti bën tatuazh Birrën Korça. David Aaron: Është dashuri me gllënjkë të parë!

17:26 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashuri me gllënjkë të parë, kështu e konsiderojnë turistët birrën Korça. Të ardhur nga mijëra kilometra larg ata kanë zbuluar shijen e vërtetë të birrës!




Të ulur në zemër të kryeqytetit, ditëve të tyre si turistë nuk ju mungon kurrë në tavolinë një gotë apo më shumë Birra Korça. Kjo është hera e tretë që ata rikthehen në Shqipëri, dhe takimin më të rëndësishëm konsiderojnë atë me birrën Korça.

Grant Casson, ka lindur ne Londër dhe kjo është hera e tretë e tij në Shqipëri, por këtë herë ka zgjedhur të marrë kudo me vete birrës Korça edhe kur nuk mund ta shijojë ate.

Për ta pasur përherë shijen e pëlqyer me vete ai ka bërë në trup një tatuazh me logon e Birrës Korça. Për të ky tatuazh është ndër më të rëndësishmit pasi e mban të lidhur me Shqipërinë e konkretisht me qytetin e Korçës, vend të cilit ai zgjedh t’i rikthehet sërish e sërish… Tatuazhin e Birrës Korça Londinezi zgjodhi ta bënte gjatë një feste ku dëshmitare të këtij momenti ishin miqtë e tij.

Ai e mban tatuazhin në këmbën e tij të djathtë gjë që e bën edhe më figurante logon shumë vjeçare të birrës Korça dhe kur iu shpjegon miqve kuptimin e tij” mjafton të përshkruajë shijen e birrës Korca.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.