Kryesore

Deklaratat e Ramës për sulmet ndaj emigrantëve shqiptarë në Britani, Sunaku: Të përkushtuar për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore

15:13 - 03.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëdhënësja e kryeministrit Rishi Sunak, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur emigrantët e paligjshëm pasi sekretarja e Brendshme britanike Suella Braveman ngriti alarmin për emigrimin e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.




Në reagim theksohet se Britania mbetet e përkushtuar për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.

“Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të trajtuar kontrabandistët e njerëzve”, ka thënë zëdhënësja e kryeministrit Rishi Sunak, duke shtuar: “Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta.

Duhet përshpejtuar largimi i shqiptarëve nga Mbretëria e Bashkuar.’-kjo ishte deklarata e Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman që nxiti një kundërpërgjigje nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë u shpreh se vënia në shënjestër e shqiptarëve (siç bën disa me turp kur luftuan për Brexit) injoron faktet e vështira.

Pasi të gjitha mediat e huaja i bënë jehonë retorikës së kryeministrit, së fundi Rama ka folur edhe për prestigjiozen BBC.

Rama u shpreh se termi ‘Pushtim’ i përdoruru nga Braveman janë të çmendura dhe se e kishte të pamundur të mos reagonte. Sipas kreut të qeverisë, Braveman nuk nxit gjë tjetër veçse sjellje e ksenofobisë dhe se është i neveritur nga kjo lloj politike e Britanisë së Madhe.

Rama tha se komenti “pushtim” i Braverman ishte “i çmendur” dhe ai e kishte patur “të pamundur të mos reagonte”.

“Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. [Ajo] nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë.”- tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.