Kryesore

Do propozoni emra në ato zona ku ka PL kandidatë potencialë? Përgjigjet Meta: Do të vendoset sot në mbledhjen e Kryesisë

14:27 - 03.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vlerësuar emrat e kandidatëve të dalë për primaret në PD për zgjedhjet lokale si njëri më i mirë se tjetri.




Ndërsa nëse PL do të ketë propozime të saj për bashki ku ka potencial për fitore, Meta tha se ajo do të vendoset sot ne mbledhjen e Kryesisë së PL e më pas do të bisedohet me PD.

Pyetje: Zgjedhjet lokale, janë publikuar emrat e tre kandidatëve për primaret, a mbështesni ndonjë prej tyre?

Ilir Meta: Emrat janë njëri më i mirë se tjetri, procesi është një hap shumë pozitiv, i ftoj kandidatët të shpalosin p-latformat për rivendosjen e llogridhënies në bashkinë e Tiranës.
ne mbështesim procesin, por në fund fare cilido që do fitojë do gëzojë [përkrahjen e kolegëve të tjerë me qëllimin e përbashkët që trirana tu ikë nga duart tiranëve e përmes zxgjedhjeve të heqë zxgjedhën e Rilindjes që ka bërë këtë kryeqytet me treugesit më negatiovë të cilësisë së jetesës. jam i sigurt që kjo gjë do të ndodhë.

Pyetje: Do propozoni emra në ato zona ku ka PL kandidatë potencialë?

Ilir Meta: Sot mbahet mbledhja e parë e Kryesisë e në këtë mbledhje do përcaktohet e mënyra si do merren në konsideratë të gjithë ata kandidatë që pretendojnë se mund të kontribuojnë për fitoren e opozitës në bashki të ndryshme e për këto raste do diskutohet me PD duke respektuar marrëveshjen që kemi, primaret e duke bashkëpunuar për organizimin sa më të sukseshëm të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.