Kryesore

Kriza energjetike, paralamëron Presidentja e KE: 1 miliard euro për 6 vendet e rajonit për të ndihmuar me situatën

14:46 - 03.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e vendit Edi Rama dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se do të miratohet një paketë me vlerë 1 miliard euro për të asistuar rajonin e Ballkanit Perëndimor përgjatë krizës energjetike.




Ajo shtoi se paketa do ndahet në dy pjesë nga 500 milionë euro, ku pjesa e parë do shërbejë për mbështetjen e familjeve dehe bizneseve të vogla, ndërsa pjesa e dytë do t’i kushtohet investimeve në infrastrukturën energjetike.

“Shqipëria do jetë në pjesën drejtuese për vitin tjetër dhe procesi i Berlinit do mbetet në duar të mira. Një drejtim pune është procesi i zgjerimit ku kemi bërë ecuri të mirë dhe komisioni e ka vendosur sërish në tryezë atë dhe kemi çelur rrugën për hapjen e rrugës për zgjerimin. Kemi një plan të konsiderueshëm prej 30 miliardësh investime në rajon, po ashtu këtë vit zhvilluam konferencën e parë ndërqevertare me Shqipërinë dhe Maqedoninë. I dashur Edi Rama ky është një sukses. Drejtimi i dytë është procesi i Berlinit, po përballemi me shumë sfida, pikë së pari më pushtimin rus të Ukrainës, jemi të vendosur të rezistojmë. Në këtë sfond ne kemi diskutuar pasojat e luftës mbi energjinë dhe siç tha kancelari jemi të bashkuar sa i përket asnjëanësisë klimatike deri në vitin 2030.

Jemi në një komunitet energjitik dhe në një periudhë afatshkurtër duhet të diversifikojmë burimet e energjisë. Kam kënaqësinë t deklaroj se komisioni do japë një paketë të kosniderueshme prej 1 miliardë eurosh për rajonin, pjesa e parë 500 mln eurosh është e dhënë në grante për 6 vendet e rajonit që të mbështesin familjet dhe bizneset në nevojë, do miratohet ë dhjetor he do vendoset në janar. Pjesa e dytë do tu kushtohet investimeve në infrastrukturën e energjisë, me fokus te gazi dhe energjia e ripërtëritshme. Ne ftojmë që anëtarët e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me ne që të jemi krahë njëri-tjetrit.

Liria e lëvizjes është kyç për të dyja palët. Ka të bëjë me njerëzit qofshin studentë apo profesionistë. Marrëveshja është e rëndësishme për 18 mln njerëz që të lëvizin lirisht në rajon. Qoftë për doktorë , dentistë, të gjitha do të njihen në Ballkanin Perëndimor edhe kartat e identitetit do të njihen në çdo kufi dhe kështu do të forcohen lidhjet e rajonit”, tha von der Leyen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.