AKTUALITET

Haradinaj thirrje për Kurtin: Momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit

16:47 - 05.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës kanë riafirmuar vendosmërinë për siç u shpreh ai, mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan.




Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, që të përmbahen dhe të rujanë qetësinë.

Gjithashtu, përmes këtij statusi është shprehur se është momenti i fundit për kryeministrin, Albin Kurti që të reflektojë dhe siç ka shkruar ai, të ndërprejë shkatërrimin e vendit, thekson Klankosova.tv.

“Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse. Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, ka shkruar më tej ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.