AKTUALITET

Keqtrajtoi Aldi Ramën, mbyllet dosja/ Nën akuzë ishin 3 policë, vetëm për njërin prej tyre u zbuluan shkelje!

08:21 - 05.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Efektivi i Policisë, Myrteza Mehmeti, do të përballet ne Gjykatën e Lezhës me akuzën e “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi gjatë arrestimit për lëndë narkotike dhe armë të ftohtë, keqtrajtoi 21- vjeçarin Aldi Rama, i cili në muajin shtator të vitit 2021 ekzekutoi oficerin e Krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha, dhe më pas u vetëvra.




Dosja penale e hetuar nga prokurori Françesk Ganaj, ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Lezhës, pasi disa seancave gjyqësore paraprake. Vendimi u mor nga gjyqtari Ilir Përdeda, ndërsa vetë i pandehuri ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij, por organi i akuzës arriti të provojë se polici e ka keqtrajtuar 21-vjeçarin Aldi Rama.

Organi i akuzës u vu në lëvizje dhe regjistroi procedim penale, pas kallëzimit të bërë nga 21- vjeçari Aldi Rama me pretendimin se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Në lidhje me rastin u kryen një sërë veprimesh hetimore, por vetëm për njërin nga 3 efektivet e Policisë të kallëzuar nga i riu u arrit të provohet se ka konsumuar elementë të veprës penale, për të cilën është ngritur dhe akuza.

VRASJA E EFEKTIVIT                           

Më 28 shtator të vitit 2021, Aldi Rama u bë protagonist i një krimi të rëndë, duke ekzekutuar me armë zjarri oficerin e Policisë së Lezhës Saimir Hoxha, teksa ky i fundit bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanabis në Ishull-Lezhë.

Oficeret e Policisë ndaluan për kontroll makinën në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shokë të tij, por sapo i oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës, ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mllefi që kishte krijuar ndaj uniformave blu, duket se e nxitën të riun të ndërmarrë këtë akt të rëndë me viktimë një oficer policie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.