AKTUALITET

Ambasadori amerikan në Beograd: Serbët të kthehen në institucione! Kosova ta formojë Asociacionin

19:41 - 06.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe se tensionet mund të përshkallëzohen.




Ambasadori tha se SHBA-të i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe të rikthehen në institucione.

“Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Prandaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe t’i kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”, u shpreh Hill për N1.

Hill tha se Kosova duhet të fillojë negociatat për themelimin e  Asociacionit.

“Kjo nënkupton edhe fillimin e menjëhershëm të negociatave për themelimin e Asociacionit të Komunave  me shumicë Serbe, që është obligim ligjor i detyrueshëm për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, tha Hill.

Ambasadori po ashtu u bëri thirrje  palëve që të zgjedhin rrugën e dialogut dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në dhunë dhe konfrontim”.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht përpjekjet e BE-së për të vazhduar ndërmjetësimin e negociatave. Të dyja palët duhet të tregojnë se janë të gatshme të kërkojnë zgjidhje në mënyrë konstruktive dhe të respektojnë angazhimet e marra në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, u shpreh Hill.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.