AKTUALITET

Vuçiç del në deklaratë për mediat, mohon se Beogradi ka “gisht” në largimin e serbëve nga institucionet

21:56 - 06.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mohuar që ka pasur dorë në largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës. Në një deklaratë për mediat atje, ai ka thënë se nuk është moment i lehtë dalja e serbëve nga institucionet.




Po ashtu ka deklaruar se gjithmonë ka histori që “ai qëndron pas veprimeve të serbëve të Kosovës”.

“Pas 10 vitesh serbët kanë marrë vendim që të largohen nga institucionet e Prishtinës. Historitë se po e bëjnë me urdhër të dikujt nga Beogradi, gjithmonë jam vetëm unë, ata kurrë nuk kanë dashur t’i shikojnë realisht problemet me të cilat ballafaqohen serbët”, ka thënë Vuçiç, raporton Express.

Sot në Veriun e Kosovës është zhvilluar një protestë e serbëve të Kosovës për të kërkuar anulimin e vendimit të targave. Beogradi ka insistuar që serbët të mos konvertojnë targat në RKS. Ndërkohë tash Vuçiç mohon çdo influencë të tij te serbët për t’u larguar nga institucionet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.