![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur u arrestuan nga autoritetet e Uruguait gjatë operacionit të koduar “Albania”.
Mediat vendase shkruajnë se janë bllokuar 444 kilogramë kokainë në Tacuarembo të Uruguait. Sasia e lëndës narkotike ishte hedhur nga një avion i vogël, i cili po fluturonte mbi zonën e Rincón de Zamora, Montevideo Chico.
Më pas trafikantët e transferuan sasinë e drogës në një kamion, i cili ishte ngarkuar me lëndë drusore. Richard Saravia, shefi i policisë së Tacuarembó u shpreh në një konferencë për shtyp se ky është një sekuestrim rekord për departamentin dhe e quajti aksionin si historik.
Shfaq Komentet (0)