LAJMI I FUNDIT

Lionel Messi “i shkel syrin” Botërorit të Katarit: Argjentina ka lojtarë të guximshëm dhe të fortë, rëndësi ka fillimi i mbarë

23:59 - 12.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Argjentina gjendet në një grup në Botëororin e Katarit me Poloninë, Meksikën dhe Arabinë Saudite. Lionel Messi ka dhënë një intervistë për Ole, ku është shprehur se sa e rëndësishme është të nisësh kompeticionin me një fitore. Ylli i Përfaqësueses argjentinase beson te grupi i lojtarëve që Kombëtarja e tij ka.




“Sot shoh ngjashmëri të mëdha mes këtij grupi dhe atij të vitit 2014. Është thelbësore të nisësh mirë Botërorin dhe të fitosh ndeshjen e parë, kjo të ndihmon shumë për pjesën tjetër të Botërorit. Ne kemi një ekip lojtarësh të guximshëm dhe të fortë si teknikisht ashtu edhe mendërisht” – tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.