AKTUALITET

Lufta në Ukrainë/ Hartat e tërheqjes ruse – “Ne morëm edhe 60 vendbanime të tjera” njoftoi Zelensky

20:43 - 12.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Forcat ruse shkatërruan infrastrukturën jetike në Kherson përpara se të tërhiqeshin nga qyteti jugor ukrainas, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke theksuar se autoritetet lokale kishin filluar të rivendosin stabilitetin në qytet.




Banorët e ngazëllyer mirëpritën forcat ushtarake ukrainase që hynë në qendër të Khersonit të premten, pasi Rusia u tërhoq nga i vetmi kryeqytet rajonal i Ukrainës që kishte pushtuar që nga fillimi i luftës.

“Para se të largoheshin nga Kherson, pushtuesit shkatërruan të gjithë infrastrukturën jetike: komunikimet, furnizimin me ujë, ngrohjen, energjinë elektrike”, tha Zelensky në një fjalim të regjistruar në video.

“(Rusët) kudo kanë të njëjtin qëllim: të poshtërojnë njerëzit sa më shumë që të jetë e mundur. Por ne do të rivendosim gjithçka, më besoni”, vazhdoi presidenti ukrainas.

Zelensky raportoi se trupat ukrainase kanë marrë nën kontroll më shumë se 60 vendbanime në provincën Kherson.

“Policia ka nisur marrjen e masave stabilizuese. Masat e stabilizimit janë gjithashtu duke u zhvilluar në Kherson”, shtoi ai.

Ndërkohë, mediat ukrainase po publikojnë harta që tregojnë situatën në front pas kundërsulmit të forcave ukrainase dhe rimarrjes së Khersonit.

Hartat tregojnë qartë tërheqjen e forcave ruse në raport me të dhënat e krijuara nga pushtimi rus në fund të marsit.

Shihni hartën për përparimin e forcave ruse deri në mars 2022

Shihni hartën me të dhënat e krijuara në nëntor pas kundërsulmit të Ukrainës

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.