AKTUALITET

“Vdekje monizmit!”, Berisha i drejtohet Ramës nga sheshi plot: E ke vendin në burg, atje do të të çojmë!

18:40 - 12.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha u kërkoi qytetarëve të ngrihen ashtu si 30 vite më parë kundër diktaturës duke theksuar se Edi Rama ka rikthyer monizmin në vendin tonë.




Ai u shpreh se Edi Rama është armik i lirisë së shqiptarëve dhe i ka detyruar ata çdo ditë e më shumë të largohen nga vendi.

Berisha: Ai që të merr votën të ka marrë dinjitetin dhe vendin, njeriu që s’voton i lirë është i pashpresë, të cilit vendi nuk i duket më i tij, mendon se toka e prindërve e tij nuk do jetë më djepi i fëmijëve të tij, kopshti ku do lulëzojnë ëndrrat, kështu është Shqipëria sot, gjendja e saj. Rama ka vendosur monizmin e plotë, ndaj dhe ju ftoj sot nga ky shesh të brohorasim njëlloj si 30 vite më pare kur brohorisnim vdekje komunizmit, të brohorasim: Vdekje monizmit!

Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë si turp të historisë të vendit, ti e ke vendin në burg dhe në regjim special dhe atje do të të çojmë! Këto kohë mediat e Britanisë së Madhe dhe të Europës kanë shkruar se shqiptarët ikin nga varfëria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.