Kryesore

Protesta e 12 nëntorit, analisti: Ka njerëz që duan që PD të protestojë me dhunë! Gjikondi: Ishte si një seri telenovele

23:03 - 14.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti dhe Drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD Alfred Lela ka folur mbi protestën e zhvilluar nga opozita në 12 nëntor ndërsa tha se gjatë saj kishte më shumë zë qytetar se politik.




Ai shtoi se ka njerëz që duan që PD të protestojë me dhunë, që ta qortojnë ndërsa kur bën protestë shembullore e qortojnë sërish.

“Këta pedagogë përfaqësonin problematikat e tyre dhe jo dëshirën e PD për të ardhur në pushtet, kështu dhe me qytetarët dhe me artistët, etj. Kishte më shumë zë qytetar se zë politik. Secili ka një pritshmëri për protestën dhe ajo nuk është stacioni final. Me atë popull mendoj se njerëzit politikë i shohin sinjalet, Edi Rama dhe të tjerët. Ka një popull dhe shumicë që nuk bien dakord me qeverisjen e ‘mrekullueshme’. Ka njerëz që duan që PD të bëjë dhunë dhe të shajnë për dhunën, kur bën protestë shembullore të qortojnë për këtë. Opozita dëshironte të demonstronte”, tha Lela në emisionin “Open” në News24.

Nga ana tjetër studiuesja e përkthyesja Brizida Gjikondi tha se nuk kishte parë protestë më 12 nëntor, pasi sipas saj protesta duhet të vijë natyrshëm dhe se nuk duhet të ketë liderë që flasin me skenar, ndërsa krahasoi tubimin e opozitës me një seri telenovele.

Sipas saj një protestë nuk mbaron kur lideri i forcës politike që e ka thirrur largohet, ndërsa shtoi se nuk ka frymë dhe entuziazëm në të dyja kahet politike në vend.

“Vetëm protestë nuk pashë aty, ajo vjen diçka natyrshëm nga poshtë lart, nuk ka lider që flasin me radhë dhe skenar, e gjithë protesta ishte si një seri telenvoele. Protesta nuk ka orar të caktuar, një forcë mund ti bashkangjitet një proteste por nuk mund ta thërrasë atë. Protesta nuk mbaron kur ikën lideri politik i një forcë politike. Nuk e pashë fare të kishte frymë dhe entuziazëm, fjalimet ishin të paracaktuara. Nuk mendoj se ka frymë dhe në krahun tjetër, gjithë klasa politike nuk ka frymë, asnjë nuk përfaqëson interesat e Shqipërisë reale. Kurrsesi këta nuk përfaqësojnë realitetin e shqiptarëve. Ishte thjesht për të treguar fuqinë e Berishës në PD, vetëm për interesat e tij personale. Keni 4 muaj që gënjeni do largojmë Ramën, ju harroni çfarë thoni, Paloka tha nuk ikim pa rrëzuar Ramën”, theksoi ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.