Kryesore

Investimi 320 mln euro për aksin Lekaj-Fier/ Rama: Shteti nuk do të japë asnjë qindarkë!

11:07 - 15.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama foli sot në konferencën me gazetarët pas shpalljes së fituesit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e aksit rrugor Lekaj-Fier me një vlerë financimi të majme prej 320 milionë eurosh.




Rama u shpreh se investimi është 100% privat dhe do të jetë me pagesë, përveç segmentit alternativ që do të vijojë të jetë pa pagesë. Ai u shpreh se shteti nuk do të japë asnjë qindarkë për ndërtimin e kësaj rruge.

“Jo më larg se dje pashë një lajm një lajm Balluku: 7 mln km në rrugën Lekaj. Kush e lexon këtë thonë booo 320 milion nga buxheti për dikë. Bëhet fjalë për diçka komplet tjetër. Rrugë që do të ndërtohet pa asnjë qindarkë nga shteti. Investim 100% privat dhe do të jetë me pagesë përkundër një segmenti alternativ pa pagesë. Sa herë kaloj te nënkalimi i Shqiponjës them me vete po këta që diskutonin km kaq, kur kalojnë këtu si ndihen. Ju kujtohet sa shumë e kanë gënjyer këtë milet. Një km është ajo. Si quhet në gjuhën inxhinierike, jo në gjuhën time si artist. Ku di ti se çfarë ka në atë kilometër dhe flet”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.