Kosova

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, Lista Serbe refuzon të marrë pjesë: Nuk do të përfshihen as qytetarët që na mbështesin

14:36 - 15.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lista serbe ka deklaruar se s’do marrë pjesë në zgjedhjet në komunat në veri të Kosovës, pas caktimit të datës nga Presidentja Vjosa Osmani.




“Duke marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës dëshirojmë të informojmë opinionin se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe as qytetarët që mbështesin partinë tonë, prej të cilave mbi 95% janë në këto në këto hapësira”, shkruan Lista serbe.

Presidenjta Osmani miratoi të hënën 18 dhjetorin si datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në veri të Kosovës.

Osmani ka zhvilluar dje (14 nëntor) takime me partitë politike dhe me zyrtarë të KQZ-së me të cilët diskutuan rreth datës së zgjedhjeve në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

“Udhëzohet  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në përputhje me ketë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në vendimin e Kreut të Shtetit të Kosovës për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit.

Pas takimit me përfaqësues të partive politike, Presidentja Osmani ka deklaruar se do t’i drejtojë një kërkesë partnerëve ndërkombëtarë për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe ndërkombëtare në këtë proces zgjedhor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.