AKTUALITET

“SPAK nuk doli mbi pushtetin”, Tabaku: Ata që kanë ideuar, krijuar dhe miratuar skemën janë të qetë!

15:54 - 16.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se arrestimet e reja për inceneratorët mund të ishin bërë dhe 7 muaj më parë.




Nisur nga arrestimet e SPAK, Tabaku thekson se ata që kanë ideuar, krijuar dhe miratuar skemën janë të qetë dhe jetojnë nën kostumin e paprekshmërisë! Sipas saj, sot me këto arrestime SPAK nuk doli mbi pushtetin!

POSTIMI I PLOTË I TABAKUT

Arrestimet e reja për rastin e inceneratorëve sot mund të ishin bërë dhe 7 muaj më parë.

Të gjithë administratorët u kapën në dëshmi duke treguar se ishin i njëjti grup personash të cilët në bashkëpunim kishin marrë 3 kontrata për inceneratorët në Elbasan e më pas Fier dhe Tiranë për një kompani që nuk kishte eksperiencë, kapital, dhe fonde për t’i bërë këtë projekte.

Që në mars gjatë dëshmive në komision hetimor kanë deklaruar padije ku kanë shkuar 20 mln euro, duke shfaqur një amnezi totale të asaj që kanë ndodhur me miliona euro që qeveria u ka dhënë pa asnjë logjikë.

Ndërkohë që kjo skemë korruptive vazhdon e paguan, zyrtarët janë të qetë. Ato që kanë ideuar, krijuar dhe miratuar janë të qetë! Jetojnë nën kostumin e paprekshmërisë!

Ministrat e kryetarët e bashkisë që kishin për detyrë ta pengonin këtë skemë ku tre persona me duar në xhepa po marrin 430 mln euro për djegësa që nuk punojnë, janë të qetë.

Unë e votova reformën në drejtësi dhe institucionet e reja të drejtësisë që të mos ketë pandëshkueshmëri.

Sot fatkeqësisht ka një ligj për të dobëtin e një për të fortin!

Sot me këto arrestime SPAK nuk doli mbi pushtetin!

Po pres akoma që kjo të ndodhë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.