Kronikë

I kishin mbështjellë me çorape, kapet me tre pako heroinë dhe 33 mijë euro çifti i shqiptarëve në Itali! Në makinë bashkë me fëmijën 10 muajsh

20:39 - 18.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një çift shqiptarësh është arrestuar dje pasdite në zonën e Padovas në Itali, pasi në makinën me të cilën udhëtonin iu gjetën 2 kg heroinë si dhe 33 mijë euro cash.




Sipas mediave italiane, ata udhëtonin sëbashku me fëmijën e tyre dhjetë muajshe me një automjet tip “Volkswagen Polo”.

Policia i ndaloi për kontroll, pasi kishin informacione se trafikantë droge qarkullonin në këtë zonë me makina të ngjashme.

Pasi i ndaluan, 29-vjeçari shqiptar shfaqi shenja nervozizmi, gjë që ngjalli dyshime tek efektivët. Pas kontrollit në automjet, policia i gjeti dy pako me heroinë, të cilat ishin mështjellë me çorape.

Ndër të tjera, policia i gjeti dhe një shumë prej 33 mijë eurosh që dyshohet se i kishin përfituar nga aktiviteti kriminal.

Efektivët ushtruan kontrolle edhe në banesën e shqiptarit ku në garazh i gjetën edhe 7 kg të tjera heroinë të ndara në pako.

Në përfundim të aksionit, i riu u arrestua dhe u la në burg, ndërsa gruaja e tij për shkak dhe të fëmijës së mitur, do të hetohet në gjendje të lirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.