Kronikë

EMRI/ Makina e biznesmenit në Lezhë shpërthen në flakë gjatë orëve të para të mëngjesit! Cila është veprimtaria e sipërmarrësit

08:10 - 19.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Automjeti i një biznesmeni të njohur në Lezhë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune.




Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Ndue Pjetrushi (Noshi) i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve.

Automjeti i tij ndodhej i parkuar në oborrin e banesës tre katëshe në Lezhë kur u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.