AKTUALITET

Shqipëri – Armeni/ Skuka rrëzohet në zonë, arbitri nuk jep penallti pas konsultës me VAR (VIDEO)

17:57 - 19.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 17:30 miqësoren me Armeninë. Sfida e “Air Albania” mund të jetë e fundit për trajnerin Edy Reja në stolin e kuqezinjve, me italianin që është në fundin e kontratës. Tre ditë më parë në Tiranë, Shqipëria humbi testin miqësor me Italinë 1-3. Kuqezinjtë kërkojnë që të mbyllin me sukses këtë sezon, teksa nuk fitojnë një ndeshje prej 1 viti e 5 ditësh.




Djemtë tanë e kanë nisur mirë duelin, duke pretenduar penallti me Skukën. Arbitri konsulohet me VAR dhe vijon lojën.

Në minutën e katërt të takimit, sulmuesi kuqezi Xhuliano Skuka është rrëzuar në zonë. Arbitri kryesor i takimit, maqedonasi Aleksander Stavrev është thirrur nga VAR por nuk e ka konsideruar 11 metërsh.

Shikoni videon


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.