BOTA

VIDEO/ Humbin jetën dy zjarrfikës në aeroport, kamioni i tyre u përplas me avionin gjatë ngritjes! Bëhen për spital 20 pasagjerë, 2 në gjendje të rëndë

13:35 - 19.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy zjarrfikës në Aeroportin Ndërkombëtar Lima të Perusë kanë humbur jetën të premten si pasojë e përplasjes së aeroplanit gjatë ngritjes në aeroport me kamionët e zjarrfikësve.




Ministria e shëndetësisë tha se 20 pasagjerë janë shtruar në spital, me të paktën dy që janë në gjendje të rëndë.

Videot e incidentit të postuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset me kamionin, dhe më pas merr flakë.

Lima Airport Partners, kompania që menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez, tha se ishin pezulluar fluturimet.

Në aeroplan ndodheshin 120 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.