![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Policia ka reaguar për ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune në Lezhë, ku automjeti i një biznesmeni të njohur është përfshirë nga flakët.
Nëpërmjet një njoftimi, burimet zyrtare bëjnë me dije se makina e biznesmenit Ndue Pjetrushi (Noshi) i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve, është djegur plotësisht.
Automjeti i tij ndodhej i parkuar në ambientet e jashtme të oborrit të banesës tre katëshe në Lezhë kur u përfshi nga flakët.
Njoftimi:
Lezhë
Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë.
Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.