AKTUALITET

FOTO/ Pemë të rrëzuara, gjethe dhe mbetje gjithandej! Stuhia e fortë me reshje shiu shkakton probleme në Tiranë, Veliaj: Kujdes në rrugë!

10:38 - 20.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë orëve të natës dhe sot në mëngjes, Tirana është përfshirë nga reshje tepër të dendura të shiut dhe një stuhi e fortë ere, të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme në kryeqytet.




Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes kur lëvizin në rrugë dhe i falënderon për bashkëpunimin.

“Mirëmëngjes! Kolegët e emergjencave civile po rikuperojnë dëmet nga stuhia e mbrëmshme! Për pak rikthejmë gjithçka në normalitet! Gjithsesi, me kujdes në rrugë dhe faleminderit për bashkëpunimin”, shkruan Veliaj.

https://twitter.com/erionveliaj/status/1594236406519726080?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1594236406519726080%7Ctwgr%5E9cc8c1220d10c06ce4027a1ac6583c8c2f486c84%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fstuhia-e-forte-me-reshje-shiu-shkakton-probleme-ne-tirane-disa-peme-te-rrezuara-veliaj-tregoni-kujdes-ne-rruge%2F

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë në terren, duke punuar për rikuperimin e shpejtë të dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve. Sasia e reshjeve që po bie këtë mëngjes është jo e zakontë për Tiranën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.