AKTUALITET

Reshjet e shiut, dalin nga shtrati lumi Gjadër dhe disa përrenj! Përmbytje në Malësinë e Madhe dhe Vaun e Dejës (FOTO)

09:22 - 20.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reshjet intensive të shiut gjatë natës së djeshme kanë bërë që përroi i Glinës dhe lumi i Gjadrit të dalin nga shtrati në Vaun e Dejës.




Prurjet e mëdha të ujërave kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë shkatërruar rrugë lagjes në qytetin e Vaut të Dejës, si dhe në Njësitë e Administrative Vig-Mnelë dhe Hajmel.

Burime për Gazetën Shqiptare bëjnë me dije se nuk ka energji elektrike në shumicën e Njësive Administrative të kësaj bashkie. Ndërkohë që autoritetet lokale po marrin masa për evakuimin e banorëve në rast të përkeqësimit të situatës.

Problematike shfaqet situata dhe në bashkinë e Malësisë së madhe, ku përroi i Thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve intensive.

Në fshatin Bajzë uji ka përmbytur dy banesa të familjes së Mark Qosjas dhe Asllan Culajt, ku mjetet e MNZSH kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.