BOTA

Kupa e Botës 2022/ Tifozët e Anglisë po kërkonin birrë dhe Sheiku i çoi në pallatin e tij

12:59 - 21.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aty ku mbaron alkooli, fillon aventura për tifozët anglezë në Kupën e Botës të futbollit. Birrat mund të jenë ndaluar dhe Budweiser, për shembull, po ia jep të gjithë depon e saj vendit fitues, por miqtë e Tre Luanëve që udhëtuan në shtetin arab nuk po heqin dorë.




Dhe veçanërisht dy prej tyre, u shpërblyen me një përvojë të paharrueshme, pasi “safari” për një birrë i çoi në pallatin e Shehut!

Siç i kanë thënë korrespondentit të radiostacionit “TalkSport”, tifozët anglezë në fjalë kanë dalë në rrugët e Dohas në kërkim të birrës dhe një anëtar i familjes mbretërore të Katarit i ka gjetur dhe i ka ftuar në pallatin e tij!

Pretendimet e tyre rezultuan plotësisht të vërteta, pasi më i vogli nga të dy ngarkoi në historitë e tij në Instagram hap pas hapi evolucionin e mbrëmjes, që në fund e gjeti duke përqafuar një luan të vogël!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.