


Në Parlamentin Evropian ra alarmi teksa u dërgua një çekiç me “vulën” e organizatës paraushtarake ruse ‘Wagner Group’ dhe gjurmë gjaku në dorezën e saj. Kjo ngjarje ka ndodhur menjëherë pas rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian, mbi bazën e së cilës Rusia është sponsor shtetëror i terrorizmit.
After EU Parliament declares Russia a terrorist state – Wagner force Prigozhin sent the European Parliament a sledgehammer in a violin case with “traces of blood” pic.twitter.com/tx6wLQD66i
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) November 24, 2022
Siç thekson faqja e PE-së, vare – një armë e njohur e vrasjeve të organizatës – është dërguar në një kuti violine nga “kuzhinieri i Putinit” dhe udhëheqësi i organizatës Yevgeny Prigozhin. Në fakt, një video u postua në Telegram që tregonte një avokat që punonte për udhëheqësin Wagner duke mbajtur një kuti violine në një dhomë të zhveshur dhe duke e vendosur atë në një tavolinë.
Евгений Пригожин передал в Европарламент «окровавленную» кувалду с гравировкой логотипа ЧВК «Вагнер»
«Подарок» в скрипичном футляре привез юрист Пригожина Игорь Елисеев из Петербурга и передал ее блогерам, которые якобы должны отправить инструмент в Европу. pic.twitter.com/AeHGOHqSYz
— SOTA (@Sota_Vision) November 24, 2022
Më pas ngre kapakun e kutisë së violinës, duke zbuluar çekiçin shumë të lëmuar të gdhendur me logon e Wagner-it dhe dorezën e lyer me ngjyrë të kuqe, sikur të ishte njollosur me gjak.