AKTUALITET

Pashkët, Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë: Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq

23:04 - 04.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët ortodoksë shqiptarë për Pashkën.




Bashkë me urimin për Pashkë të bekuara e të gëzuara kreu i shtetit përcolli mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit në nevojë, duke shpërndarë besim dhe optimizëm në shoqërinë shqiptare.

Mesazhi i plotë:

Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortofoksë shqiptarë! Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithe besimtaret ortodoksë.

Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën. Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e  në të keq. Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e  jetës mbi vdekjen.

Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit  në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.

Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.  Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.