Kronikë

Kapet me kanabis 23-vjeçari në Krujë, po e transportonte me makinë! Shikoni ku e kishte futur (VIDEO)

14:43 - 25.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës, në kuadër të një operacioni antidrogë.




Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.M, të cilit iu gjetën në makinë 3 kilogramë kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e fenomeneve kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bridge”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 23 vjeç, banues në Kamerras, Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte 23-vjeçari, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 3 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. M”, thotë policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.