Kryesore

“Forcat e armatosura dhe xheniere nuk përdoren për bizneset private!”- Mediu flet për prishjen “Prestige Resort”: Gjykatat plotësisht nën kontrollin politik

16:22 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se përdorimi i forcave të armatosura dhe atyre xheniere për të rrethuar dhe prishur “Prestige Resort” është i paligjshëm.




Në një intervistë për News24, ai tha se ata po kthehen në instrumente politike në interes të qeverisë.

Ndërsa përsa i përket gjykatave, Mediu deklaroi se ato nuk reagojnë për shkak se janë nën kontrollin politik.

Pse nuk reagojnë gjykatat?

Mediu: Gjykata është plotësisht nën kontrollin politik. Mendojnë se ata e kanë në dorë nëse do jenë apo jo ata gjyqtarë. Do i thosha kolegut tim, që forcat xheniere dhe forcat e armatosura nuk mund të funksionojnë ndaj bizneseve private. Ata e kanë qëllimin e tyre të përcaktuara. Mos të kthehen në instrumente politike. Nëse ka edhe të vetmin pretendim se ka ligjshmëri, unë mendoj që nuk është detyra e qeverisë që të ndërhyjë.

Më 6 dhjetor ne kemi një ditë të rëndësishëm për shqiptarët. Samiti për shqiptarët. Shqiptarët duan Shqipërinë europiane. Në këtë refleksion, samiti duhet të krijojë një raport të veçantë me Shqipërinë. Askush nuk është sipër ligjit. Duhet të kuptojmë që asnjë lider politik nuk mund të jetë mbi ne. Ka vetëm një autoritet të pagabueshëm, Zoti. Qeveria do që të jemi viktima të këtij regjimi. Duan t’i shohin njerëzit si çështje numrash elektorale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.