Kryesore

Forcat xheniere ende në ndërtesë! Sulmi i paligjshëm mbi “Prestige Resort”, fadromat dhe punonjësit e IKMT ‘mbyllin turnin’ dhe largohen

16:27 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Osman Stafa në një raportim live nga Prestige Resort, ku në një sulm të paligjshëm po kryhet shembja e ndërtesës, ka bërë me dije se fadromat dhe punonjësit e IKMT tashmë po largohen nga vendngjarja.




Megjithatë ai shtoi se forcat xheniere vijojnë të mbeten në godinë, ku me shumë mundësi po vijon puna për vendosjen e ekzplozivit për kryerjen e shpërthimit të komanduar.

“Pas shumë orësh shkatërrim të pjesës ballore të ndërtesës, restoranti, tashmë po largohet fadrome. Nuk e dimë nëse forcat xheniere do të vijojnë punën apo edhe ata do ta ndërpresin. Nuk dimë nëse ky është orari zyrtar siç ndodhte në gusht. Në pamje të parë, fadromat e punonjësit e IKMT po largohen nga vendngjarja. Forcat xheniere janë ende brenda “Prestige Resort”. Në çdo kat do bëhen shpimet për të futur ekzplozivin e për të kryer shpërthimin e komanduar.

Duke qenë se ka ndodhur në kohë të shpejtë, disa prej personave kanë lënë edhe sendet e tyre personale në dhoma dhe ndërtesë. Pasi forcat xheniere vënë eksplozivin është e pamundur të hyhet brenda për ti marrë. Nuk na është dhënë as informacion për të kuptuar ç’po ndodh dhe për të bërë transparencë”, tha Stafa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.