Kosova

“Për mua Kosova dhe Metohija janë vendi më i madh i shenjtë serb!”- Vuçiçi bojkoton Samitin e BE: Askush nga Serbia nuk do shkojë në Tiranë! (ARSYEJA)

20:42 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Serbia ka vendosur të bojkotojë Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor që do zhvillohet në Tiranë.




Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i cili tha se “askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor”.

Kjo për shkak siç tha ai, të reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.

“Ju merrni rrogën tuaj ditore, udhëtoni me aeroplan, bëni shënime se si Serbia është fajtore për diçka, dhe nuk mund të gjeni asgjë për të cilën është fajtore Serbia. Nuk ka problem, vetëm bëni pa Serbinë, kështu që le të shohim se çfarë do të bëni dhe si”, tha Vuçiç për Pink.

Ai shtoi se kur t’i drejtohen Serbisë, duhet të kenë parasysh gjithçka që është miratuar në Bruksel, nëse është vënë në praktikë dhe të kujdesen për deklaratat e tyre dhe të respektojnë Serbinë dhe qytetarët e Serbisë, shkruan Euronews Serbia.

“Për mua Kosova dhe Metohija janë vendi më i madh i shenjtë serb, për mua Serbia është vend i shenjtë. Është më mirë të shkoj, se sa t’jua dorëzoj dhe nuk do t’jua dorëzoj. Dhe prandaj askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë” tha Vuçiç.

Ai iu referua një deklarate të zëdhënësit të BE-së për mediat serbe i cili citohet të ketë thënë se “është me rëndësi thelbësore që emërimet e ministrave të bëhen në pajtim më Kushtetutën e Kosovës. Në rastin konkret i bëjmë thirrje Kosovës të sigurohet që janë përmbushur të gjithë hapat procedural për emërimin e ministrit që përfaqëson bashkësitë jo shumicë”.

Emërimi i ministrit Rashiç u bë më pak se një muaj pas dorëheqjes se ish ministrit Goran Rakiç nga radhët e Listës Serbe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.