Kosova

“Unë dhe bashkëshortja nuk po dimë çfarë të bëjmë!”- Flet babai i vrasësit të 35-vjeçares shtatzënë: Më mirë të kishte vdekur

16:40 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë tronditi një natë më parë opinionin publik në Kosovë dhe në Shqipëri, pasi një burrë vrau ish-gruan e tij shtatzënë.




Një natë më parë Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten e tij 35-veçare, Hamide Magashi, duke e qëlluar me armë.

Magashi e cila ndodhej në maternitet pasi ishte në pritje të një fëmije me ish-bashkëshortin, me të cilin ishte ndarë 5 muaj më parë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur dhe babai i Sokol Halili, i cili tha se do donte që i biri më mirë të kishte vdekur se të kishte bërë këtë akt të rëndë.

Jam i mërzitur, jam i nervozuar shumë. Shumë keq, shumë keq, shumë keq. E kam një mesazh, ishalla kurrë nuk ndodh kësi raste të rënda, të keqia, të liga, se jam shumë i mërzitur. Hiç nuk di sen për ta, ma mirë ai me pasë dekë me gjithë ta masi e ka vendos me bo ata, edhe ai me pasë metë qaty. Hiç s’du me pa, as mem marrë kohë, shumë keq ka bo, shumë keq, tash me gru s’po dijmë çka me bo. E kam thirrë çdo orë, çdo minutë, kam shkru mesazhe. Ai s’u kanë problematik kështu kurrë, as s’u dalë nëpër kafe kurrë, as s’u ardh mas vakti kurrë. As nji send s’ma ka kthy” – theksoi Halili.

Sokol Halili, vrasësi i 35-vjeçares shtatzënë Hamide Magashi, ndodhet ende në arrati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.