Kosova

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga bashkëshorti i saj, eksperti i Sigurisë: Dështuan 4 ministri

10:01 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga ngjarjet më të rëndë të ndodhura kohët e fundit në  Kosovë ishte vrasja e kryer nga 31-vjeçari Sokol Halili, i cili qëlloi ish-bashkëshorten Hamide Magashin 35-vjeçare në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës para klinikës së Gjinekologjisë.




Ngjarje më tragjike e bën edhe  fakti se 35-vjeçarja ishte shtatzënë.

Për këtë ngjarja ka reaguar edhe eksperti i Sigurisë në Kosovë Drizan Shala. Ai është shprehur se ngjarja e rëndë dëshmon se sistemi në Kosovë është në kolaps, duke shtuar se katër ministri kanë dështuar në nivel politik.

Statusi:

Për ngjarjen brenda ShSKUK çka na dëshmojë

1 ore e 30 minuta përafesisht ka qendruar tani e ndjera shtrit dhe askush nga mjeket nuk kanë marr veprim me ja shpetu jeten foshnjes !

Dmth sistemi në Kosovë është kollaps

-Mjeksia shkojë në humëner , absurditet duhet me u thirr Urgjenca për me intervenu brenda ShSKUK

– Policia me U.D dhe sipas raportimeve ka dështuar dhe  duhet me u shkarku / dhanë dorëheqje edhe U.D

– Gjykata fajtor që se ka mbikqyrë zbatimin e vendimit të saj për mbrojtje që ka shqiptu për viktimen.

– Qendra për punë sociale në Lipjanë dështim total.

Pra :

Ministria e MPB – Dorëhqje e Ministrit aktor i filmave Hollyëood – Xhelal Sveçla

Ministria e Drejtësisë – Dorëhqje e Ministres e cila është “Narcissistic”

Ministria e Financave , Punës  dhe Transfereve ( ish Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale ) ketu skem çka ti shtojmë as më shum e as më pak se ky “kontabilisti” të shkojë në shtepi .

Ministria e Shëndetësisë – U.D i kësaj Ministria në shtepi apo Kryeministri të vetë shkarkohet me që është në poziten e “Udhëheqit” të kesaj ministrie,. Pra ketu kemi katër ministri që kanë dështuar në nivel politik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.