Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 19-vjeçares shqiptare Kristjana Brakaj në Greqi, e cila u ekzekutua nga i dashuri i saj, 25-vjeçari po me origjinë shqiptare, Qamil Taja.
Mediat greke shkruajnë se 25-vjeçari shqiptar ka qenë nën efektin e kokainës në momentin që kreu aktin e rëndë.
Pas një debati mes tyre, 25-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar në kokë partneren e tij teksa ajo ishte ulur në divan. Më pas ai dyshohet se e ka fshehur armën në ngrirjen e frigoriferit, ku më pas e gjetën autoritetet. Policia gjeti vajzën 19-vjeçare pa shenja jete në mes të një pellgu me gjak.
Autori mësohet se ka qenë gjithmonë tepër xheloz për partneren e tij, por këtë herë debati i nisur ka agravuar deri në përdorimin e armës nga ana e 25 vjeçarit.
Taja, duket se i kishte paralajmëruar ngjarjen e rëndë përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruante se gabimi i tij ishte që ishte i dashuruar.
“Kisha një dobësi, dashurova”, shkruante 25-vjeçari.