LAJMI I FUNDIT

EMRI/ Ndërron jetë ish-deputeti në moshën 50-vjeçare, u dërgua në spital në gjendje të rëndë! Zbulohet shkaku i vdekjes

15:06 - 05.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti maqedonas, Sashko Kostov ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.




Mediet në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se Kostov është dërguar mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30 në spitalin e Përgjithshëm në Koçan në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kishte pësuar sulm në zemër gjatë një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore.

Kostov ka qenë deputet nga radhët e LSDM-së në përbërjen e mëparshme parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka magjistruar në shkencat juridike dhe pas përfundimit të mandatit të deputetit ka punuar si jurist. Kostov ishte baba i tre fëmijëve të mitur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.