BOTA

Njëra vetëm 13, tjetra 14 vjeçe! Sulmohen nga një burrë vajzat e mitura në Gjermani, dërgohen me plagë të rënda në spital

14:49 - 05.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Illerkirchberg (Baden-Württemberg), të Gjermanisë, ku dy vajza të mitura janë plagosur rëndë, teksa po shkonin në shkollë.




Lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane, sipas të cilave ngjarja duhet të kenë ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se një burrë i panjohur më parë sulmoi dy nxënëset e komunitetit prej 4700 banorësh rreth orës 07:30. Dëshmitarët okularë kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën. Ata janë kujdesur për dy vajzat 13 dhe 14-vjeç dhe i ka dërguar me plagë të rënda në spital.

Sipas policisë, fëmijët me siguri ishin duke shkuar për në autobus, për të ndjekur shkollën e mesme atje.

Autori i dyshuar mësohet se është arratisur në një pallat fqinj. Aty policia ka ndaluar tre persona, mes të cilëve edhe autorin e dyshuar.

Supozimet e para se ndërtesa e banimit është një strehim refugjatësh nuk mund të konfirmohen fillimisht. Policia rrethoi ndërtesën, e sulmoi atë dhe arrestoi të gjithë banorët. Përfshirë edhe autorin. Nuk ka ende një motiv për kërë ngjarje.

Gjithashtu është e paqartë nëse vajzat dhe autori janë njohur me njëri-tjetrin më herët. Hetimet janë ende në vazhdimësi, vendi i krimit është ende i mbyllur, sipas policisë së Ulmit.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me armët që ka përdorur autori për sulmin. Policia gjithashtu nuk ka dashur ose nuk ka mundur të thotë për momentin nëse vajzat janë në rrezik për jetën. “Ato kanë marrë lëndime të rënda”, tha një zëdhënës i BILD.

“Tani duhet të përcaktojmë saktësisht sfondin e ngjarjes”, tha një zëdhënës i policisë.

Më shumë informacion pritet të ketë këtë të hënë pasdite lidhur me këtë ngjarje të trishtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.