AKTUALITET

Simon Miraka: Sulmi i kryeministrit ndaj ‘Prestige Resort’ më kujton talebanët

17:38 - 08.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Simon Miraka ish-anëtari i Autoritetit të Dosjeve i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 foli për sulmin e paprecedentë të qeverisë ndaj “Prestige Resort”, teksa deklaroi se e ka përjetuar me shumë dhimbje shkatërrimin e resortit që në momentin kur filloi shkatërrimi i pishinës sepse ishte një resort që preferohej masivisht nga turistët e huaj dhe vendas.




Miraka ngriti pikëpyetjen se si ka mundësi që qeveria brenda pak sekondave të hedhë në erë mundin, sakrificën e djersën e investitorëve të këtij resorti, ndërsa shtoi se qeveria duhet të shërbejë si oksigjen për biznesin pasi janë ata që krijojnë vende pune dhe mirëqenie për qytetarët.

Ai tha gjithashtu se ky tritol i vendosur nga forcat e IKMT nuk ka rënë vetëm në godinë ne “Prestige”, por edhe në banesat e gjithë punonjësve të atij kompleksi. Sipas Mirakës hoteli u hodh në erë sepse gjoja ishte pa leje, ndërsa tha se nuk ishte pa leje kur strehoi personat e prekur nga tërmeti dhe afganët në ambientet e veta.

Miraka shtoi më pas se “nuk gabon kur thotë se ky sulm i kryeministrit i kujton talebanët” që prishin mrekullitë e vendit të tyre, ashtu si edhe në këtë rast në vend.

“Unë e kam përjetuar me dhimbje shkatërrimin e resortit “Prestige” që në momentin kur fillo shkatërrimi i pishinës. Me shumë dhimbje sepse ky resort ishte një resort që preferohej nga të huajt e vendasit sepse gjenin mikpritjen, shërbimin e ushqimin e mirë. Ditën që filloi prishja e pishinës u skandalizuan turistët, me atë mënyre të ashpër e të dhunshme. Mendova se do merrte fund por prishja e godinës më kujton prishjen që u bë në kohën e diktaturës në muzeun kombëtar. Prishja e kësaj godine është e dhimbshme sepse, si ka mundësi që brenda disa sekondave të hedhës në erë mundin e sakrificën e njerëzve që e posedojnë? Ishte një resort që ndiheshin krenar të gjithë, ishte një promotor i turizmit.

Qeveria duhet të jetë oksigjen për biznesin, sepse qeveria nuk krijon vende pune, ato i krijon biznesi. Ky tritol ka rënë në gjithë banesat e atyre punonjësve se kanë dalë në rrugë. Tritoli ra jo vetëm te godina e hotelit dhe është shumë e dhimbshme. Është shkatërruar gjoja se është pa leje, lind pyetja, ky ndërtim ishte me leje kur u strehuan ata të 26 nëntorit, ishte me leje kur u strehuan afganët dhe tani u bënë pa leje. Në të tilla raste edhe nëse kjo godinë ka qenë pa leje kryeministri duhet t’i japë urdhër që të bëhet me leje sepse ka punësuar 200 punëtorë, nesër mund të kishte 300, nuk janë pak. Mendoj që është një hakmarrje, një skandal, është për të ardhur keq që jetojmë në një botë moderne dhe bëjmë arsyetime primitive. Nuk gaboj kur them që më kujtojnë talebanët që prishnin mrekullitë e vendit të tyre, ashtu edhe në këtë rast me një vend që i tërhiqte të gjithë.

Ishte një mrekulli për vendin tonë sepse është turizmi ai që hap vende pune dhe ngre ekonominë. Kur të rinjtë shohin mundësi për braktisjen e vendit duan të ikin të gjithë dhe është e trishtë. Këto ngjarje të shëmtuara kanë influencën e tyre te të rinjtë kur shohin që vritet shpresa. Kjo prishje është mesazh për biznesin, ky është një biznes turistik, por është goditje për të gjithë. Në vend që qeveria të jetë oksigjen për ta që krijojnë mirëqenie dhe vende pune. Është fatkeqësi të prishësh një bukuri të tillë, nuk e di çfarë arsyetimi ka gjetur kryeministri, është e paimagjinueshme pas 32 viteve demokraci”, tha Miraka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.